
Një 15-vjeçar është proceduar penalisht nga Prokuroria pasi policia e Velipojës referoi materialet.
15-vjeçarit i cili rezulton banues në Shkodër gjatë një kontrolli fizik nga efektivët e policisë i është gjetur një mjet prerës, thikë.
Teksa u kryen veprimet hetimore, policia e sekuestroi thikën në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 15-vjeçar, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co