Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve që ka ushtruar në veri të vendit, janë gjetur armë dhe municione.
Mësohet se në Leposaviç janë gjetur dy pushkë gjuetie dhe fishekë, ndërsa në Zveçan një person ka dorëzuar në komisariat dy armë gjuetie dhe një pistoletë pa fishekë.
Njoftimi i policisë:
· Leposaviç / 27.05.2024 – 12:00. Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë për të cilat i dyshuari nuk kishte leje. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Zveçan / 27.05.2024 – 10:20. I dyshuari mashkull kosovar ka dorëzuar në stacion policor dy armë të gjuetisë dhe një revole pa fishekë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Leposaviç / 27.05.2024 – 12:00. Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, dy karikatorë dhe 115 fishekë për të cilat i dyshuari nuk kishte leje. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co