Policia belge ka kryer kontrolle në 14 shtëpi në një hetim terrorizmi, ka bërë të ditur të enjten zyra e prokurorit publik federal, duke shtuar se shtatë persona u morën në pyetje.
“Ata dyshohen, ndër të tjera, për përgatitjen e një sulmi terrorist. Objektivat specifike të sulmit nuk janë përcaktuar ende”, thuhet në një deklaratë, raporton Reuters.
Një gjyqtar do të vendosë më vonë nëse ndaj tyre do të ngrihen akuza.
Kontrollet e shtëpive u kryen në qytetet belg Antwerp, Liege dhe Gent, ndër të tjera, dhe në rajonin e Brukselit.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co