Deputeti Enkelejd Alibeaj, gjatë fjalës së tij sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku diskutohet drafti për Reformën Zgjedhore, është shprehur se sot po i jepet në tavolinë mandati i katërt Edi Ramës
“Sot po thyhet rekordi!”, u shpreh Alibeaj, i cili shtoi se nuk po bëhet një Reformë Zgjedhore e minutës së fundit, me një pazar të bërë natën, fshehtas.
Deputeti opozitar theksoi se me këtë reformë Edi Rama “ka nevojë më për zgjedhje, e ka marrë, e ka blerë.”
Alibeaj: Ajo që po bëhet sot, ndryshe nga herët e tjera, nuk është se po bëhet një reformë zgjedhore e minutës së fundit, me një pazar të bërë natën, fshehtas, jo më tepër se sa kaq. Sot po thyhet rekordi!
Sot po i dhurohet mandat i katërt Edi Ramës, në tavolinë. Nuk ka nevojë më për zgjedhje, e ka marrë, e ka blerë. E vetmja gjë që mbetet tani është hajt të ruajmë ndonjë karrige për vetë. Nuk është interes politik.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co