Kristjan Asllani po mendohet të rikthehet titullar te Interi, që do të sfidojë Xhenoan në kampionat.. Inzagi projekton këtë ndryshim, për ta lënë më tepër pushim Çalhanoglin i cili nuk ka bërë mirë. Mesfushori turk ka zhgënjyer me paraqitjen e fundit ku Interi humbi 1-0 ndaj Juventusit.
Asllani prej ndeshjesh nuk preferohet nga Inzagi. Pas derbit të humbur me Juventusin, tifozët shpërthyen ndaj Çalhanoglu dhe duke i dalë në mbrojtje Asllanit.
Mbështetësit e zikaltërve shpreheshin hapur në rrjetet sociale, si Asllani do të masakrohej, në rast se do të ndodhej në të njëjtën pozitë me Çalhan.
Kujtojmë se Interi e sfidon Xhenoan nesër(e shtunë). Takimi fillon prej orës 20:45.
PANORAMASPORT.AL