Po shfaqet nervoz dhe shumë histerik! Kthesë e papritur për trajnerin e Interit, Inzaghi rrezikon seriozisht largimin

po shfaqet nervoz dhe shume histerik kthese e papritur per trajnerin e interit inzaghi rrezikon seriozisht largimin
po shfaqet nervoz dhe shume histerik kthese e papritur per trajnerin e interit inzaghi rrezikon seriozisht largimin

Një kthesë e papritur për trajnerin e Interit, Inzaghi. Besimi për të dukej i palëkundur, por futbolli është i bukur pasi ka elementin e të papriturës dhe befasisë. Situata ka ndryshuar shumë te zikaltërit dhe Inzaghi po vendoset shumë në pikëpyetje.

Sipas mediave italiane, trajneri po e ndien shumë presionin dhe kjo është arsyeja se pse ai po shfaqet shumë nervoz dhe histerik në kohët e fundit. Drejtuesit kanë qenë të kënaqur me ecurinë dhe rrugën e tij, kanë një respekt të madh për të dhe vendimet e tij, por skenarët po nisin të ndryshojnë.

Pas asaj humbje me Fiorentinën dhe më pas me Juventusin, kanë nisur dyshimet sa i përket ndikimit që ka Inzaghi te futbollistët. Ai nuk po arrin dot që të godas akordet e duhura brenda skuadrës, që në disa momente shfaqet e rraskapitur dhe fiket papritur si me buton, si në pjesën e dytë kundër Juventusit ashtu edhe kundër Fiorentinës. Në Itali thonë se nëse Interi nuk do të fitojë titullin në këtë sezon, Inzaghi do ta shoh veten të larguar. Drejtuesit janë të bindur se ekipi i tyre nuk mund të krahasohet kurrsesi me kualitetet që ka Napoli dhe prandaj një dështim për vendin e parë, do të ishte kapitullim edhe për trajnerin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →