
Cristian Shpendi vazhdon së shënuari gola në Serinë B. Sulmuesi i Cesenës ka realizuar edhe kundër Sudtirol, ndërsa ndeshja vazhdon në shifrat 1-0. Në minutën e 52 të takimit, sulmuesi shqiptar ka kaluar portierin kundërshtar dhe ka gjetur rrjetën.
Ky ishte goli i 7 për Shpendin në këtë sezon që kryeson listën e golashënuesve aktualisht. Pas tij vijnë tre lojtarë të tjerë me të njëjtën kuotë golash, 5 të shënuara. Megjithatë lojtari i Shqipërisë U-21 ka rritur presionin për Silvinjon duke lënë të nënkuptuar se e pret një ftesë nga Italia. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news