Po rrezikon edhe vendin e 4-t, trajneri i Çelsit: Champions-in e kam objektiv për 2 vite, jo për një vit

po rrezikon edhe vendin e 4 t trajneri i celsit champions in e kam objektiv per 2 vite jo per nje vit
po rrezikon edhe vendin e 4 t trajneri i celsit champions in e kam objektiv per 2 vite jo per nje vit

Çelsi i befasoi të gjithë në gjysmën e parë të sezonit, teksa po rivalizonte për vendin e parë. Diçka kjo që pak e prisnin, duke marrë në konsideratë formën e skuadrës në sezonet e fundit. Megjithatë, tashmë blutë e Londrës e gjejnë veten në vendin e 4-t në një garë të ashpër që i rrezikon pjesëmarrjen e Ligën e Kampionëve.

Por Mareska ka deklaruar për mediat se 4-shja e parë nuk është objektivi i tij për këtë sezon. Trajneri i Çelsit ka zbuluar se drejtuesit i kanë vendosur objektiv pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve pas dy sezoneve.

“Objektivi me klubin ishte që të luanim në Ligën e Kampionëve në 2 vite, jo në 1 vit. Mos harroni se në dy vitet e fundit, Çelsi nuk ka qenë asnjëherë në katërshen më të mirë. Do të japim më të mirën tonë për ta sjellë këtë klub atje ku i takon”, ka deklaruar Enxo Mareska./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →