Me debate ka nisur Komisioni Hetimor për kontratat koncensionare në Shëndetësi, pasi po shqyrtohet pretendimi i opozitës se anëtarja socialiste Milva Ekonomi është në konflikt interesi, me arsyetimin se ka qenë drejtoreshë e fondit të sigurimit të detyrueshëm të kontrollit shëndetësor dhe është audituar nga KLSH për koncesionet që janë objekt i hetimit.
Sipas opozitës në mbledhjen e sotme ku do të dëgjohen si dëshmitarë përfaqësues të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Ekonomi nuk duhet të jetë e pranishme për shkak të konfliktit të interesit, por një pretendim i tillë është hedhur poshtë nga kjo e fundit, e cila u shpreh se nuk ka firmosur kontratën koncesionare, por kontratën e financimit.
Megjithatë, drejtuesja e komisionit, Albana Vokshi insiston se ka konflikt interesi, gjë që ka nxitur debate në sallën e mbledhjes, mes dy palëve.
Diskutimet:
Zhupa: Nga gjetjet e KLSH, del që një nga anëtarët e komisionit, në pozicionin e vetë si drejtoreshë e Fondit të sigurimit të detyrueshëm të kontrollit shëndetësor, ka nënshkruar kontratë koncensionare me Sani Service, për koncesionin e sterilizimit.
Për aq kohë sa ne do të marrim në pyetje anëtarët e KLSH që kanë audituar dhe u del emri edhe në raport dhe një nga anëtaret e komisionit, a do të duhet të qëndrojë anëtarja e komisionit dhe të marrë në pyetje ata që e kanë audituar kur ka qenë drejtoreshë e fondet? A ka një konflikt interesi këtu? A duhet ta lejojmë dhe anëtarja e ndjehet komode të qëndrojë dhe merr në pyetje ata që dikur e kanë audituar. Nëse do të qëndrojë të merret një vendim dhe për çështje kuorumi, në mënyrë që gjetjet dhe pyetjet që do të bëjmë të mos kenë problematike për shkak të kësaj rrethane.
PD e ka ngritur më përpara dhe nga diskutimet që bëmë këtu do të ngrihej ideja e konfliktit të interesit, dhe ky është rasti, Milva Ekononmi.
Ndreca: Më vjen keq që vijo të ngrihet një pretendim që mendoja se e kishim kaluar si argument. Ju ngatërroni konceptin e konfliktit të interesit me paanshmërinë. Zonja Ikonomi ka ushtruar një detyrë publike, ashtu si ka ushtruar dhe audituesit, siç është KLSH.. Nuk ka asnjë konflikt interesit. Nëse flasim për paanshmëri, ne nuk jemi magjistratë.
Ekonomi: Nuk ka asnjë konflikt interesi, nuk ekziston pasi fillon kur merr detyrën e deputetit, unë e kam marrë më pas. Nuk kanë qenë në proces të formimit të kontratës koncesionare, kam qenë në nënshkrimin e kontratës për financimin që është komplet detyruese, nuk lidhet me hartimin e kontratës. Nuk kam konflikt interesi sipas rregullores së Kuvendit në momentin që hartohet raporti përfundimtar, ky komision do të vendosi si do t’i trajtojë çështjet. Këto janë tre çështje që unë i kam diskutiuar me shërbimet e monitorimit dhe jua sjell ju në Kuvend.
Vokshi: Jemi këtu për të hetuar kontratën dhe këtu jemi për të hetuar. Thoni nuk kam konflikt interesi, sepse kam qenë drejtoreshë dhe kam firmosur kontratën, ndërkohë që KLSH ka bërë rekomandime për ndryshimin e kontratës.
Ekonomi: Unë nuk kam firmosur kontratën, kam firmosur kontratën e finance,it. Nuk kam qenë në procesin e zgjedhjes që i është bërë kompanive apo gjihë procesit
Ndreca: Mos i bëhet gjyqi anëtares
Vokshi: S’ka lidhje. Ka qenë drejtuese. Nuk po i bëhet gjyq, mos e ngri zërin sepse Milva Ekonomi mbrohet vetë. Mos ndërhy
Ndreca: Ndërhyj sepse po e tejkalon atë që e ke detyrim. Po e kthen në gjyq.
Vokshi: Uleni zërin, kujt i bërtisni
Koçi: Vazhdo aty
Vokshi: E para me etikë zoti Koçi, sepse nuk i drejtohesh dot kryetares së komisionit dhe asnjë komisioni në këtë mënyrë. Përderisa është hapur një çështje për procedurë, do të ezaurohet.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co