Ish-miss Maqedonia, Emilia Rozman, të shtunën ka pësuar një aksident në “Gjirin e Kockave”, në afërsi të Ohrit.
Ajo dyshohet se ka rënë duke bërë fotografi pranë një gardhi metalik dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Rozman është dërguar në spitalin “Shën Erasmo” në Ohër.
Emilia ka postuar foto nga spitali në rrjetet sociale dhe ka shpjeguar saktësisht se çfarë ka ndodhur. Siç shpjegon ajo, ka rënë nga lartësia 7 metra dhe ka thyer 11 brinjë, si dhe ka pasur një dëmtim në mushkëri.
“Të shtunën në mbrëmje pata një aksident në Gjirin e Kockave në Ohër, ku rrëshqita, pjesërisht nga ngathtësia, pjesërisht nga vlerësimi i keq i hapësirës, nuk mund të komentoj për ndërtimin e gardhit sepse nuk jam kompetente, dhe kam rënë nga një lartësi rreth 7 metra dhe kam thyer 11 brinjë. Më është dëmtuar edhe mushkëria dhe nga spitali “Shën Erazmus” u transferova në Kirurgjinë Torakale në Shkup sa më shpejt”, -shkroi ajo mes të tjerash në rrjetet sociale duke iu referuar edhe komenteve negative,
“Nuk e ndjej të nevojshme t’i justifikoj dikujt pse e kam fotografuar veten në një shtrat spitali, i cili meqë ra fjala nuk është në oborrin tuaj, por sepse kam një numër të madh miqsh, kolegësh etj., të cilëve mënyra për t’u shpjeguar se pse nuk u përgjigjem telefonatave është me një foto.”
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co