Plumbi i kaloi 6mm nga kafka, Trump tallet me Macron dhe sulmon Biden: Demokratët ende nuk e dinë kë do kandidojnë

plumbi i kaloi 6mm nga kafka trump tallet me macron dhe sulmon biden demokratet ende nuk e dine ke do kandidojne
plumbi i kaloi 6mm nga kafka trump tallet me macron dhe sulmon biden demokratet ende nuk e dine ke do kandidojne

“Unë jam këtu vetëm me hirin e Zotit”, tha Donald Trump, duke iu drejtuar mbështetësve në Miçigan, gjatë një fjalimi me një seri goditjesh ndaj Joe Biden, në thelb duke e përcaktuar si budalla, duke pasur parasysh “IQ-në e tij të ulët” dhe ndaj Kamala Harris.

Dhe natyrisht Trump vlerësoi Elon Musk, Putin dhe Xi Jin Ping.

Trump, i paraprirë nga kandidati për zëvendëspresident JD Vance, është mirëpritur nga mijëra njerëz që zunë vendet e tyre në arenë disa orë para fillimit të ngjarjes.

Në fjalim kishte hapësirë ​​të mjaftueshme për të nxitur tërheqjen e Presidentit Biden, i cili megjithatë mbetet ende në garë drejt zgjedhjeve të 5 nëntorit.

“Demokratët kanë nja dy probleme, nuk e kanë idenë se kush është kandidati, as ne nuk e dimë, të shohim si do të bëjnë, është interesante, ky djalë i merr votat dhe tani duan t’a heqin: është demokracia, ndoshta do të zbulojmë së shpejti se kush është kandidati demokrat.

Më pas, ai kthehet nga audienca: “Le të bëjmë një sondazh. Kë do të dëshironit si kundërshtar? Kamala Harris? Joe Biden i korruptuar?”, pyet Trump.

Turma, duke gjykuar nga reagimi, preferon Bidenin si rival. “Nëse votoni për Bidenin, ju votoni në mënyrë indirekte për Harris, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo.”

Goditjet ndaj presidentit vazhdojnë me nënvizime të dukshme për daljet e fundit të pasigurta të Biden.

“Gruaja ime, pas konventës, më tha se nuk e dija se ku ishte dalja nga skena. Unë po imitoja Biden”, tha ish-Presidenti.

Trump më pas e përkufizoi presidentin si “një person me një IQ të ulët, rreth 70. Dhe ai përballet me njerëz si Putini apo Xi Jinping të cilët janë dinakë, kujdesen për interesat e vendeve të tyre dhe kanë një IQ 210. Nuk mund të funksionojë kurrë. Ju e patë debatin, kush fitoi, Biden apo Trump?”, thotë ai, duke menduar përsëri për debatin televiziv të 27 qershorit.

Pastaj vjen lavdërimi i Elon Musk. “Elon më jep 45 milionë dollarë në muaj. Jo 45 milionë dollarë: ai më jep 45 milionë dollarë në muaj. Ai është një djalë i mrekullueshëm”, thotë Trump. Dhe duke kaluar te tema të tjera mbi tregtinë, ai organizon një dialog me presidentin francez Emmanuel Macron.

“Ai është një djalë i zgjuar, por ai po i bënte një gjë shumë të keqe industrive tona. Ai po taksonte kompanitë tona sepse thjesht punonin në Francë. Unë i thashë se do të vendosja një tarifë 100% për çdo shishe verë dhe shampanjë.

“Jo jo jo. Donald, ti nuk mund ta bësh këtë”, imitoi Trump, me një theks “gjoja” francez, Presidentin francez.

“Ai më thirri përsëri dhe më tha ‘Zoti President, le të eliminojmë taksën sonte’… A do e mund t’a bënte Biden atë?”.

“Unë nuk jam ekstremist. Ata thonë se jam një kërcënim për demokracinë. Një javë më parë mora një plumb për demokracinë. Çfarë do të bëja kundër demokracisë? Është një çmenduri,” thotë ai në një pjesë tjetër të fjalimit.

Ndërkohë, raporti mjekësor i Dr. Ronny Jackson, kongresmen republikan nga Teksasi dhe ish-mjek i Shtëpisë së Bardhë, për plagosjen e ish-presidentit në sulmin e dështuar, zbuloi se plumbi kaloi rreth 6 milimetra nga kafka dhe shkaktoi një vrimë “2 centimetra në veshin e djathtë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →