Plazhi i Himarës vijon të frekuentohet nga turistët e huaj edhe në tetor: Jemi dashuruar me Shqipërinë

plazhi i himares vijon te frekuentohet nga turistet e huaj edhe ne tetor jemi dashuruar me shqiperine
plazhi i himares vijon te frekuentohet nga turistet e huaj edhe ne tetor jemi dashuruar me shqiperine

HIMARE

Ndonëse jo me fluksin që ka gjatë 3 muajve të verës, plazhi i Himarës vijon të frekuentohet nga pushues, kryesisht të huaj. Për këtë arsye, operatorët e shërbimeve turistike në zonë vijojnë të jenë në shërbim të tyre, me kohë të plotë.

“Jam nga Kanadaja, vij në Shqipëri për herë të parë. Më pëlqen shumë Himara dhe deti këtu. Erdhëm në këtë fillim tetori, për shkak të punës, por mesa shoh paska edhe turistë të tjerë. Do të rikthehemi sërish vitin tjetër”- thotë një turist nga Kanadaja.

[embedded content]

“Jam nga Kolumbia, por jetoj në Spanjë. Është hera e parë që e vizitoj Shqipërinë dhe po më pëlqen shumë, veçanërisht Berati dhe Gjirokastra. Edhe pse është tetor, uji i detit është i ngrohtë, natyra përreth e mrekullueshme, malet gjithashtu. Po kalojmë një kohë të këndshme, për më tepër që plazhi nuk është i tejmbushur me njerëz.”- thotë turisjtja kolumbiane.

“Vijmë nga Anglia, është hera jonë e parë këtu dhe jemi dashuruar me Shqipërinë, me Himarën. Krahasuar me Anglinë, këtu është më ngrohtë. Ftoj bashkëkombësit e mi të vizitojnë Shqipërinë, sepse këtu gjetëm jo vetëm një det të pastër dhe natyrë të mrekullueshme, por edhe njerëz tepër miqësor”- thonë disa turistë nga Anglia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →