![Plani i trajnerit të Vallecanos për të ndaluar Vinicius Junior, hyri Balliu sapo shkeli fushën Vinicius Junior 2 plani i trajnerit te vallecanos per te ndaluar vinicius junior hyri balliu sapo shkeli fushen vinicius junior](https://gazetasport.al/wp-content/uploads/2024/12/plani-i-trajnerit-te-vallecanos-per-te-ndaluar-vinicius-junior-hyri-balliu-sapo-shkeli-fushen-vinicius-junior.png)
Rayo Vallecano ka arritur që të marrë një pikë në përballjen kundër Real Madrid në mbrëmjen e djeshme. Një ndeshje shumë dramatike e cila ka parë rezultati të përmbyset. Vendasit kaluan në avantazh 2-0, por madrilenët përmbysën gjithçka në 2-3.
Kur pritej që ekipi i Ancelotit të thellonte diferencën, Vallecano do të reagonte sërish për të barazuar në 3-3. Ndërkohë trajneri i Vallecanos kishte menduar që Vinicius Junior ta mbyllte me Ivan Balliun, ky i fundit kishte për detyrë që ta acaronte pak edhe nga nervat brazilian pasi e ka bërë me sukses në të shkuarën.
Kështu ndodhi teksa menjëherë pasi Vinicius Junior u hodh në fushë në minutën e 63, vetëm 3 minuta më vonë, ishte Ivan Balliu që u hodh në fushë nga krahu tjetër. Balliu hyri me detyra të qarta duke e bërë jo pak nervoz Vinicius. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news