Tirana është në kërkim të dy mbrojtësve. Edhe pse skuadra është e plotësuar, sërish Tirana kërkon lojtarë. Qëllimi i skuadrës është afrimi i dy qendërmbrojtësve në ekip.
Refuzimi i Filip Najdovskit ka prishur planet e Tiranës që tani duhet të gjejë mbrojtës të nivelit që kishte maqedonasi. Po kështu, problemet në qendrën e mbrojtjes u panë edhe në sfidat me Torpedon dhe kështu do të ndërhyhet me urgjencë. Veç dy mbrojtësve pritet edhe një mesfushor qendre. Tirana do të bëjë edhe tri goditje të tjera që të jetë “top” për sezonin e ri.
Lojtarët do të jenë me peshë dhe nëse arrihet qëllimi ekipi me këto blerje do të jetë i kompletuar. Nga titullarët e padiskutueshëm të sezonit të shkuar kanë mbetur tre lojtarë. Bëhet fjalë për Jonuzin, Përgjonin dhe Haxhiun. Të tre kanë luajtur mbi 2000 minuta në fushë dhe janë titullarët e padiskutueshëm. Shto këtu edhe Kozin, Metën, Micin dhe Abdullahun, të cilën luajtën, por jo më shumë sesa 1300 minuta, Tirana ka spastruar gjithë ekipin.
E çuditshme apo jo, nga sezoni i titullit kampion, titullari i vetëm i skuadrës është Florjan Përgjoni. Ky i fundit gjithashtu është edhe kapiteni i ri i bardhebluve. Klubi Tirana ka shpenzuar rreth 400 mijë euro për të ndërtuar bardheblutë nga e para. Bardhebluve deri tani u ka kushtuar 200 mijë euro ndryshimi rrënjësor të ekipit, duke filluar nga drejtori e deri te 13 lojtarët. Një lëvizje për të bërë skuadrën nga e para. Një investim që do të vazhdojë pasi në këtë 200 mijë eurosh futen edhe pagesat e fazës përgatitore apo Europa.
OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co