Ka mbyllur sot sezonin e gjashtë radhazi me programin e pasdites “Ftesë në 5”, ndaj edhe këtë të premte, me të ftuarit e saj, moderatorja Bieta Sulo e kishte organizuar ndryshe. Këtë herë do të ishin ata që do t’i bënin pyetjet që nuk kishin mundur gjatë herëve kur kanë qenë të ftuar.
Mes shumë pyetjeve, të cilave Bieta u dha përgjigje me shumë sportivitet, erdhi edhe një pyetje nga moderatorja Kostana Morava. Duke qenë se është në të njëjtat kushte si ajo, gjithashtu nënë e një djali, Kostana e pyeti moderatoren e “Ftesë në 5” si i kishte planet: Kur do bësh një fëmijë tjetër, të dytë? Do e bësh apo jo?”
E menjëhershme ishte përgjigjja e Bietës, pa shtuar nëse ka në plan apo nëse ka dëshirë që së shpejti ta shtojë familjen e saj:
“Zotohem që do përpiqemi më shumë…” – tha ajo me të qeshur duke lënë kështu të kuptohet se, kurdo që të vijë ky moment, me siguri, është i mirëpritur nga e gjithë familja e saj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co