
Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj bën me dije për BalkanWeb se i plagosur ka marrë një goditje në krahë.
Sakaq, është transportuar drejt spitalit të Durrësit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 5 Kavajë, dyshohet se shtetasi I. K, 55 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas të pa njohur, ka mbetur i dëmtuar me thikë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co