
Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi ka plagosur me thikë një 26-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.
Mësohet se konflikti ndodhi në rrugën “Reshit Petrela”, rreth orës 20:00, ndërsa i plagosur lehtë mbeti shtetasi A. Z., 26 vjeç.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me mjet prerës një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 42-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Reshit Petrela”, sot rreth orës 20:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. Z., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co