“Të gjithë përgjegjësitë e botës janë të miat. Jam unë që zgjedh lojtarët, strategjinë, jam unë që bëj ndryshimet”. Me këto fjalë, Stefano Pioli mori përgjegjësitë për humbjen kundër Monza-s, por kjo humbje riktheu edhe një herë diskutimin në lidhje me të ardhmen e tij. Sipas mediave italiane, ka vetëm një shans që Pioli të konfirmohen në krye të Milan pas këtij sezoni, vetëm nëse fiton Europa League.
“Djalli” nuk e ka fituar kurrë këtë trofe, nëse e bën Pioli do të rriste kuotat për t’u konfirmuar në krye të Milanit, por dhe kaq mund të mos mjaftojë. Pioli vërtetoi edhe një herë se e ka të vështirë të menaxhojë ekipin kur luan në dy fronte, për të kjo mbetet “thembra e Akilit”, pika e tij më e dobët, këtë e vërtetojnë edhe shifrat. Edhe në sezonin kur Milan fitoi titullin, gjithçka ndryshoi pasi Milan doli nga Champions League, që nga ai moment nisën një sërish rezultatesh pozitive që sollën titullin në Serie A. Këtë vit, kuqezinjtë janë totalisht jashtë gare për titull, por zona Chanpions duket e sigurt.
Nëse fitojnë Europa League do të kualifikoheshin automatikisht në Champions, por sërish as kaq me sa duket nuk mjafton. Milan është një klub i madh që e ka për detyrë të luftojë në shumë fronte, për këtë arsye nga këtu e deri në përfundim të këtij sezoni, Pioli mbetet nën provim.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co