“Pika e dobët e Kroacisë është një mesfushor”, Josa: Presioni te ata, Sylvinho të mësojë Brojën

pika e dobet e kroacise eshte nje mesfushor josa presioni te ata sylvinho te mesoje brojen
pika e dobet e kroacise eshte nje mesfushor josa presioni te ata sylvinho te mesoje brojen

I mirënjohuri Mirel Josa, ishte i ftuar në News 24, në “Euro 24”, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa.

“Ne nuk duhet të merremi me të shkuarën e lojtarëve, pra të merremi me gjendjen aktuale. Nuk jam dakord me këtë, lojtari ka luajtur shumë apo lojtari ka luajtur shumë.

Unë e kam problemin me Brojën, ne presim shumë prej tij. Ai duhet të mësojë të lëvizi, kjo detyrë i del trajnerit. Nuk duhet të mbetet i vetëm, duhet të ketë mbështetje.

Pika e dobët e Kroacisë? Brozovic.

Nuk është problemi se presioni është mbi ta. As ne nuk do ta kemi problem presionin.Të gjithë përgatisin ndeshjen. Kroacia ka presion sepse ka humbur 3-0 nga Spanja. Ka të bëjë psikologjia, nuk besoj se lojtarët tanë do jenë keq psikologjikisht.

Parashikimi Shqipëri-Kroaci? Barazim” –  tha ai.

[embedded content]

[embedded content]

[embedded content]

[embedded content]
(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →