
Një 81-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të shtune në vendin e quajtur Gostil i vjetër në Kukës.
H.C., rreth 81 vjeç, duke u larë në liqen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Sipas informacioneve të policisë, familjarët me ndihmën e efektivëve kanë nxjerrë trupin nga uji, por fatkeqësisht i moshuari ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Kukës/Informacion paraprak/ Në vendin e quajtur “Gostili i vjetër”, shtetasi H. C., rreth 81 vjeç, duke u larë në liqen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Nga shërbimet e Policisë dhe familjarët është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të 81 vjeçarit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co