Ka nisur ceremonia për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.
I pranishëm në këtë përurim është presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe bashkëshortja e tij. Gjithashu i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Në ceremoni po marrin pjesë qindra besimtarë myslimanë.
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij u shpreh duke thënë se kjo foltore tashmë është trashëgimi e një populli të tërë.
“Fort i nderuar dhe shumë i shtrenjti miku im, presidenti Erdogan. Shumë e nderuar zonja Erdogan. Fort të nderuar klerikë dhe fort të respektuar besimtarë. Ja ku erdhi dita e çeljes së këtij tempulli, ka qenë i shumëpritur nga komuniteti mysliman, i vonuar për shumë arsye.
Kjo faltore që frymon nga një besim universal, është tashmë trashëgimia e një populli të tërë”, tha Rama.