Kryetari i komisionit hetimor parlamentar për TIMS, Ervin Salianji lexoi sot dëshminë e zbardhur të Ervin Muçës, ish-shefi i IT në Policinë e Shtetit, lidhur me hakërimin e sistemit të kontrollit të hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar.
Duke cituar pjesë nga dëshmia, Salianji tha se Muça akuzon drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit për neglizhencë ndaj raportimeve se në TIMS kishte ndërhyrje dhe ishte cenuar sistemi. Sipas deputeti demokrat, ndërhyrjet në TIMS janë bërë me qëllim fshirjen e të dhënave dhe mosregjistrimin e personave me rekorde kriminale gjatë kalimit të kufirit.
Sipas tij, janë 5 numra pasaporte të denoncuar nga ish-drejtori i IT të cilët kanë kaluar pa u regjistruar.
Ervin Salianji: Ju doni të digjni afatet e punimeve dhe hetimin. Nuk doni hetim deri në fund që të mos prodhojmë raport që të shkojmë në SPAK. Po i themi publikut që po bëni këtë që po bëni. T’ju bëj një pyetje: Ka ardhur zyrtari i shtetit këtu dhe e pyes unë, se ju s’kishit pyetje, për cilën arsye u hoqët nga ky pozicion. Përgjigjet Ardit Muça, drejtori i sistemeve, jam emëruar në datën 16. Janë kontradiktore dëshmitë. Ky zotëria të thotë që në datën 26 jam thirrur nga Ervin Muça, ishte drejtori, paraqitur në detyrë në datën 19 qershor, prezantuar te i gjithë stafi. Ndërsa dokumentet janë bërë në datën 27. Kush është ky njeri që bëhet drejtor pa marrë emërimin? Ku ia jep autoritetin e drejtorit? Ju s’bëni dot cirk me mua. Ervin Muça është ende drejtor sot i departamentit të teknologjisë së informacionit, e keni edhe sot, pavarësisht se i pezulluar. Thotë të gjitha të dhënat gjenden online nga viti 2022, shiten të dhënat e TIMS online thotë.
Zotëria thotë jkam patur një ekip të brendshëm në drejtori që nuk ishte i aftë të kryente procese pune, janë zonja N.X, A.M dhe B.V dhe sektori i krimit kibernetik. A doni t’i thërrasim këta që t’i pyesim për akuzën që iu është bërë? A doni hetim apo cirk dhe mbrojtje? Ky thotë, për qëllime okulte me veprime dhe mosveprime kanë fshehur krimin kibernetik të ndodhur në vitin 2021. Policia dhe Ministria e Brendshme tha nuk ka patur ndërhyrje, drejtori i departamentit thotë ka patur ndërhyrje. Me memon nr. 24 13, vihet në dijeni drejtori i Policisë së Shtetit për veprimet e kundraligjshme duke ndërhyrë dhe manipuluar sistemet, kam vendosur në dijeni drejtorin e policisë që është ndërhyrë duke manipuluar sistemet. Jam në ligjshmëri, ju kërcëni sa të doni. Në Policinë e Shtetit mendojnë se e kanë çiflig punën, thotë zotëria.
Në memon drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm se nuk funksionon sistemet në nëntor 2022, e kam vënë në dijeni se nuk dorëzojnë kodet, thotë ky, që në gjuhë popullore është baza e të gjithë sistemit dhe në datën 20 kam dërguar memon tjetër për ndërhyrje të pa autorizuar në sistemin e-gate ku janë lexuar 5 numra pasaporte për favorizime personale, duke shmangur kontrollin gjatë kalimit kufitar si persona në kërkim… Personat në kërkim shmangen sepse janë kapur drejtues të lartë të shtetit. E kalon inspektori atje dhe sistemi nuk të regjistron. Prandaj doni ta mbyllni hetimin sot. Duke shmangur kontrollin kufitar. Kjo procedurë mund të jetë përdorur edhe për persona të tjerë me rekorde kriminale që të kalojnë sistemin TIMS, keni shkatërruar sistemin, prandaj sot nuk doni raport, keni mbajtur të fshehtë procesverbalet deri sot.
***
Puna hetimore e komisionit parlamentar të TIMS përfundon ditën e martë kur edhe pritet të paraqitet raporti final i cili do t’i dërgohet Kuvendit të Shqipërisë në seancë plenare. Opozita kërkoi zgjatjen e hetimeve me 60 ditë të tjera, por mazhoranca e rrëzoi propozimin me shumicë votash, duke e konsideruar të mbyllur punën hetimore të TIMS.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co