Thellohet përplasja në rradhët e demokratëve euroatlantikë. Së fundmi me një deklaratë ka reaguar Edvin Kulluri, sekretar për Marrëdhëniet me Publikun i Demokratëve Euroatlantikë, i cili akuzon Lulzim Bashën dhe Sali Berishën se janë bashkë, por bëjnë si të ndarë nga halli.
Reagimi i Kullurit vjen pas një deklarate zyrtare të Demokratëve Euroatlantikë të drejtuar nga Lulzim Basha, i cili tha se nuk heq dorë nga rekursi në Gjykatën e Lartë për çështjen e vulës dhe logos. Në këtë mënyrë duket se Basha përjasjhton idenë e krijimit të një partie të re, sikundër pretendohet nga shumë prej mbështetësve të tij.
“Trekëndëshi i Bermudës u bë katërkëndësh”, shkruan Kulluri, duke shtuar “Basha dhe Berisha janë bashkë, bëjnë si të ndarë nga halli”.
“Ja pra! Ndaj duhet të krijohet një parti e djathtë sepse loja mund të shitet në çdo moment! Ti hedhësh njerëzit 3 vjet në betejë për ti shitur tek rivali, të paktën dilet dhe thuhet si burrat! Po, jemi bashkë po na e do halli të bëjmë si të ndarë!
Jo po rekursi, jo po Daci, jo po Trekëndëshi i Bermudëve që është Katërkëndësh ku njeri nga këndet bën si kënd por është kollonë për njërin kënd!
Hallet e këtyre nuk janë hallet e demokratëve që duan përfaqësim politik dhe jo përfaqësim ligjor për Klubin Partizani etj.
Dhe kujdes o “udhëheqësa” që do bëni paqe nën hijen e Ramës! Amanet të ruani solidaritetin për 21 janarin në SPAK se helbete jeni dhe burra të fjalës”, shprehet Kulluri.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co