
Këshilltarja e PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës Ilda Zhulali, e ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në mbledhjet që zhvillon “vjen e reciton” i vetëm dhe se nuk ka diskutime.
Zhulali theksoi se edhe këshilltarët e maxhorancës thjesht ngrenë kartonët, pa lexuar vendimet. Sipas saj, në Tiranë është rritur numri i familjeve që kanë nevojë për ndihmë ekonomike.
Ilda Zhulali, këshilltare demokrate: Erion Veliaj reciton kasetën dhe ngrihen kartonat, pa lexuar vendimet ndonjëherë. Veliaj refuzoi t’ju janë qytetarëve ndihmën ekonomike të muajit gusht.
[embedded content]
Personat që janë me ndihmën ekonomike janë 30 mijë lekë të vjetra. Çfarë mund të bëhet me 30 mijë në muaj? Paratë shkojnë tek inceneratorët. Shumica e buxhetit të familjeve sot në Tiranë e Shqipëri shkon për ushqime. Është rritur numri i familjeve që kanë nevojë për ndihmë ekonomike.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co