
Nga përplasja e tifozëve në derbin Partizani-Tirana, lëndohen disa efektivë policie.
Punonjësit e policisë janë dërguar në spitalin e Traumës.
Kujtojmë se në momentin e futjes së tifozëve bardheblu, një situatë aspak normale u krijua në tribunat ku qëndronin grupet ultras të dy tifozerive, teksa u desh ndërhyrja e forcave “Shqiponja”, për të shmangur një përleshje masive.
Në këtë moment u krijua një hapësirë e madhe mes dy tifozerive nga forcat e policisë, për të shmangur gjuajtjet me flakadanë dhe sende të forta. Situata e tensionuar zgjati për afro 5 minuta, teksa më pas gjithçka u mor nën kontroll nga policia.