Përplasi për vdekje 19-vjeçarin me Jet-Ski në Velipojë, arrestohet autori

perplasi per vdekje 19 vjecarin me jet ski ne velipoje arrestohet autori
perplasi per vdekje 19 vjecarin me jet ski ne velipoje arrestohet autori

Policia ka arrestuar 20-vjeçarin italian Salvadore Di Tella, i cili përplasi me Jet-Ski 19-vjeçarin Nicola Loro.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Velipojë, ku dy të rinjtë po kryenin manovra të rrezikshme.

Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë e plagëve të rënda, Nicola Loro humbi jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Velipojë/Informacion shtesë

Në vijim të dy informacioneve te dhëna më parë, në lidhje me përplasjen e dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ku si pasojë e plagëve të marra  shtetasi italian N. L., 19 vjeç,  humbi jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 20 vjeç, banues në Napoli Itali (vëllai i të fejuarës së  shtetasit N. L, që humbi jetën.)

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →