Përpjekja e fundit, 5 lojtarë financojnë Jasharin në Milano

perpjekja e fundit 5 lojtare financojne jasharin ne milano

Pas zyrtarizimit të transferimit të Pervis Estupinian nga Brajtoni, që mbushi boshllëkun e lënë në krahun e majtë nga largimi i Teo Hernandezit, Milani është gati të japë një tjetër shtysë vendimtare në merkato.

Me disa largime të rëndësishme, si ato të Rojalit, Adlisë, Kolombos, Benaserit dhe Okafor, klubi po krijon hapësira dhe likuiditet për të përqendruar përpjekjet drejt një objektivi të vetëm, Ardon Jashari.perpjekja e fundit 5 lojtare financojne jasharin ne milano

OFERTA E RE- Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane, i lindur në vitin 2002, është prej kohësh dëshira kryesore e drejtuesve kuqezi. Klub Bryzhi kërkon 40 milionë euro, ndërsa oferta fillestare e Milanit prej 32 milionë euro fikse dhe 5 milionë bonus është refuzuar nga belgët. Tani, me përforcimin e buxhetit nga shitjet e fundit, Igli Tare dhe Xhorxho Furlani janë gati të riformulojnë propozimin e tyre, duke ruajtur totalin prej 37 milionë euro, por duke rritur shumën fikse në 35 milionë dhe duke lënë vetëm 2 milionë në formë bonusesh, një lëvizje kjo që i afrohet ndjeshëm kërkesës së Bryzhit dhe mund të rezultojë vendimtare.

Një faktor i rëndësishëm që po luan në favor të Milanit, është vullneti i Jasharit, i cili ka shprehur qartë dëshirën për të veshur fanellën kuqezi dhe ka refuzuar çdo ofertë tjetër. Kjo situatë e ka vendosur atë në një pozicion delikat te Byzhi. Që prej rikthimit në stërvitje këtë verë, Jashari është trajnuar kryesisht i veçuar nga skuadra dhe ka munguar në debutimin zyrtar të sezonit në Superkupën belge.

Milani po ecën me vendosmëri drejt finalizimit të kësaj goditjeje strategjike në merkato, duke parë te Jashari jo vetëm një përforcim për të tashmen, por edhe një aset të çmuar për të ardhmen. Në ditët në vijim, pritet të ketë zhvillime të rëndësishme për një nga sagat më interesante të merkatos verore në kampin kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

The post Përpjekja e fundit, 5 lojtarë financojnë Jasharin në Milano appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

dsaadmin

Learn More →