Përmirësohet gjendja shëndetësore e Evan Ndicka, mbrojtësit të Romës, i shtruar në spitalin e Udines pasi ra në tokë papritur në fushë në ndeshjen e djeshme në stadiumin Bluenergy kundër Udineses.
Më e keqja ka kaluar dhe në bazë të asaj që shkruajnë mediat italiane, Ndicka mund të largohet nga spitali gjatë ditës së sotme. Sa i takon rikthimit të mundshëm në fushë, për momentin nuk është prioritet kryesor.
Për t’u mësuar mbetet edhe data se kur do të luhen minutat e mbetura të ndeshjes Udinese-Roma, e ndërprerë në minutën e 83-të. Ndicka, i ardhur nga Frankfurti vitin e kaluar, numëron 20 ndeshje në kryeyqytet.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co