Gjashtë persona kanë vdekur dhe të tjerë janë zhdukur pas përmbytjeve të masive në Evropën Lindore dhe Qendrore.
Sipas parashikimeve, më shumë reshje priten në ditët në vijim. Kjo do të thotë rritje e nivelit të lumenjve dhe situata ka vënë autoritetet në gatishmëri të lartë.
Dhjetëra mijëra shtëpi janë dëmtuar deri më tani në Rumani, ku katër persona vdiqën të shtunën, dhe në Republikën Çeke, ku mijëra njerëz u evakuuan përtej kufirit.
Sot, një person u mbyt në Poloninë jugperëndimore dhe një zjarrfikës që ‘luftonte’ përmbytjet në Austri gjithashtu vdiq.
Në qarkun Galati të Rumanisë lindore, ku rreth 5,000 shtëpi u dëmtuan dhe 25,000 njerëz mbetën pa energji elektrike.
Presidenti rumun Klaus Iohannis shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, duke thënë: “Ne duhet të vazhdojmë të forcojmë kapacitetin tonë për të parashikuar fenomene ekstreme të motit”.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co