Europa përjetoi vetëm pak ditë më parë përmbytje shkatërruese duke shënuar edhe viktima. Shkencëtarët deklarojnë se përmbytjet u shkaktuan nga ndryshimet klimatike dhe ofrojnë një pasqyrë të qartë të së ardhmes për kontinentin që po ngrohet më shpejt në botë.
Stuhia Boris ka pasur efekt shkatërrues në disa vende, duke përfshirë Poloninë, Republikën Çeke, Rumaninë, Austrinë dhe Italinë, duke çuar në të paktën 24 vdekje dhe miliarda paund dëme.
Shkencëtarët deklarojnë se fajin për këtë e ka ndotja globale.
Lajmi i mirë është që një situatë e ngjashme prite të përsëritet cvetëm një herë në 100-300 vjet në klimën e sotme, e cila është ngrohur me rreth 1.3 gradë Celcius për shkak të emetimeve të gazeve serrë.
Por nëse ngrohja arrin 2 gradë Celcius, episode të ngjashme do të bëhen 5% më intensive dhe 50% më të shpeshta.
Pa veprime më ambicioze klimatike, ngrohja globale pritet të arrijë rreth 3 gradë Celcius deri në fund të shekullit.
“Kjo është padyshim ajo që do të shohim shumë më tepër në të ardhmen,” tha Friederike Otto, pedagoge e lartë në shkencën e klimës në Imperial College London dhe bashkautore e studimit të ËËA.
Evropa është kontinenti me ngrohjen më të shpejtë. Pesë vitet e fundit ishin mesatarisht rreth 2,3 gradë Celsius më të ngrohtë se gjysma e dytë e shekullit të 19-të, sipas shërbimit të klimës Copernicus.
Kjo jo vetëm që sjell valë të nxehta shumë më të shpeshta dhe intensive, por edhe reshje më ekstreme, veçanërisht në Evropën veriore dhe qendrore. Pamja është më e ndërlikuar në Evropën Jugore, për shkak të ndryshimeve në modelet e motit në shkallë të gjerë.
Arsyeja më e thjeshtë për reshje më intensive në një botë më të nxehtë është se një atmosferë më e ngrohtë mund të mbajë më shumë lagështi. Kjo lagështi shtesë mund të çojë në reshje më të mëdha.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co