Nga FATMIR POPJA
-Përfundoi me sukses të plotë në ” Pallatin e Sportit ” Tomorr Sinani ” në qytetin e Elbasanit Kampionati Europian i Basketbollit për moshat U-18, Divizionin C për meshkuj. Falë organizimit të shkëlqyer nga K.S Elbasani me drejtues Artin Kovaçin në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit.
dhe FSHB u arrit që gjithçka të shkonte shumë mirë nga fillimi deri në fund .Organizatorët ju shprehën mirënjohjen e tyre edhe punonjësve të palodhur të Pallatit të Sportit “Tomorr Sinani” si edhe vullnetarëve që kontribuan në ecurinë e këtij aktiviteti gjatë ditëve të zhvillimit të tij duke e bërë një event të paharrueshëm për të gjithë opinion sportiv .Në këtë kampionat morën pjesë shtatë përfaqësuese, Shqipëria , Luksemburgu, Armenia, Moldavia, Azerbajxhani, Gjibraltari dhe San Marino. Mbrëmjen 28 Korrikut u zhvillua ceremonia e mbylljes së këtij aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar ku u vlerësuan sportistët dhe ekipet më të mira.
Ndeshja e parë e europianit U-18 ishte ajo midis Shqipërisë dhe Luksemburgut e cila u mbyll me fitoren e kundërshtarëve të Kuq e Zinjve 82-84 .Ndërsa në ndeshjen e fundit Shqipëria mundi Armeninë 79-53 duke dominuar plotësisjt lojën të cilën e kryesoi vazhdimisht . Gjatë këtij Kampionati Kuq e Zinjtë zhvilluan lojëra cilësore dhe treguan nivel të mirë përballë kundërshtarëve të tyre të cilët kishin në ekipet e tyre sportistë mjaft shtatlartë dhe tepër cilësore.Ekipi i Azerbajxhanit shkëlqeu në të gjitha ndeshjet dhe me meritë u rendit i pari, i dyti Luksemburgu ndërsa Shqipëria e treta.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co