
Një zjarr ka rënë pak pas mesnate në qytetin e Shkodrës.
Zjarri ka nisur në një banesë dykatëshe, por më pas flakët janë përhapur edhe në tre shtëpi pranë saj.
Zjarrfikësit kanë bë të mundur shuarjen e flakëve, dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 00:55, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në një banesë dykatëshe në pronësi të shtetasit L .T., 51 vjeç.
Si pasojë janë përfshirë nga zjarri edhe tri banesa të tjera ngjitur me të, në pronësi të shtetasve T. K., L. K. dhe një banesë e pabanuar.
Zjarrfikësit, së bashku me Policinë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co