Një zjarr ka rënë në një banesë në qytetin e Korçës. Për pasojë policia thotë se janë lënduar dy persona, pronari i banesës, një i moshuar 89 vjeç, i cili ka pësuar djegie ne trup dhe një grua që kujdesej për të.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale.
Korçë/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 4, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. Zh., rreth 89 vjeç, i cili për pasojë ka marrë djegie trupore dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, së bashku me shtetasen B. B., rreth 47 vjeçe, që kujdesej për pronarin e banesës, e cila kishte probleme me frymëmarrjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co