Përfitimet e majme/ Suksesi në “Botëror”, Reali arkëton 145 milionë euro nëse…

perfitimet e majme suksesi ne boteror reali arketon 145 milione euro nese
perfitimet e majme suksesi ne boteror reali arketon 145 milione euro nese

FIFA njoftoi se do të shpërndajë 1 miliardë dollarë (929 milionë euro) mes 32 pjesëmarrësve në Kupën e parë të Botës për Klube, e cila do të mbahet nga 14 qershori deri më 13 korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Ky është çmimi më i madh i dhënë ndonjëherë në një turne klubesh. Është një përgjigje për kritikat e shumta që ka marrë FIFA për organizimin e këtij turneu. Gazeta “Marca” ka zbuluar se si do të shpërndahen paratë në Kupën e Botës për Klube.

Nga këto 929 milionë euro, 500 shpërndahen si shumë fikse për pjesëmarrësit dhe 429 milionë në bazë të rezultateve që ata arrijnë gjatë konkursit. Reali nëse i shkon deri në fund turneut, sipas “Marca”-s do të arkëtojë 145 milionë euro!

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →