Përdoreshin nga Su-34 dhe Su-35 për të sulmuar Ukrainën/ Ç’do të thotë për Rusinë bombardimi i 4 aeroporteve nga forcat e Kievit

perdoreshin nga su 34 dhe su 35 per te sulmuar ukrainen cdo te thote per rusine bombardimi i 4 aeroporteve nga forcat e kievit
perdoreshin nga su 34 dhe su 35 per te sulmuar ukrainen cdo te thote per rusine bombardimi i 4 aeroporteve nga forcat e kievit

Në ditën e 10-të të ofensivës ukrainase në territorin rus, befasitë në front nuk mungojnë. Sipas raportimeve mediatike nga terreni, forcat e Kievit kontrollojnë një hapësirë prej më shumë se 1 mijë km2 territor të Rusisë.

Mbrëmja e kaluar ka qenë intensive në frontin e luftimeve. Ukraina ka konfirmuar sulmin në 4 baza ajrore që ndodheshin në tre rajone ruse të sulmuara nga forcat e Kievit javën e fundit duke shënuar inkursionin më të madh ndaj Rusisë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës konfirmoi se kishte sulmuar katër pista ajrore ushtarake në rajonet ruse të Kursk, Voronezh dhe Nizhny Novgorod natën e 13-14 gushtit.

Bastisja u krye nga njësitë e Forcave Ajrore dhe Forcave të Operacioneve Speciale në bashkëpunim me Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës dhe Inteligjencën e Mbrojtjes, saktësohet në njoftimin e bërë publik nga Kievi mëngjesin e sotëm.

Kievi thotë se avionët ushtarakë rusë, përfshirë avionët luftarakë-bombardues Su-34 dhe Su-35, janë të vendosur në baza të tilla. Forcat e Armatosura të Ukrainës saktësojnë se objektivat kryesore të sulmit ishin depot e karburantit, lubrifikantëve dhe armëve për aviacionin armik.

Bombardimi i 4 aeroporteve pranë kufirit me Ukrainën vështirëson së tepërmi efikasitetin e forcave ajrore ruse për të goditur qytetet ukrainase me avionët bombardues që operonin pikërisht nga Kursk, Voronezh dhe Nizhny Novgorod.

Gjithashtu, Kievi bën të ditur se ushtria ukrainase kontrollon 82 qytete në rajonin e Kurskut. “Ushtria ukrainase kontrollon 82 qytete dhe 1150 km2 të rajonit rus të Kurskut”, ishte kjo deklarata e komandantit ushtarak të forcave të Kievit mëngjesin e kësaj të enjte.

Nga ana tjetër, Rusia po ndesh gjithnjë e më tepër vështirësi në luftimet që po zhvillohen në jug të territorit të saj. Moska bëri të ditur se do të dërgojë përforcime në rajonin rus të Belgorodit i cili ndodhet në kufi më Ukrainën dhe i shënjestruar vazhdimisht nga Kievi. Ministri rus i Mbrojtjes, Andrei Belousov, raporton agjencia ruse e lajmeve Tass, shpjegoi se Shtabi i Përgjithshëm ka përgatitur një plan veprimi për rajonin e Belgorodit duke përfshirë përmirësimin e efikasitetit të sistemit të komandës dhe kontrollit të trupave së bashku me agjencitë e tjera të sigurisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →