Gjykata në Prizren ka marrë vendimin për ta dënuar me tetë vite burg 20-vjeçarin E.H nga Prizreni, i cili ka dhunuar seksualisht një të mitur në fshatin Malësi e Re në Prizren.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj. Shpallja e aktgjykimit është bërë dje.
“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur – Gjyqtarja e procedurës, Arjeta Gashi, me datë 17.07.2024, ka shpallur Aktgjykim DËNUES, ndaj të pandehurit E.H., (20 vjeçar) për shkak të veprës penale sulmi seksual nga neni 229 paragraf 6 (nëse vepra penale kryhet ndaj personit nën moshën 14 vjet) lidhur me paragraf 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të akuzuarit E.H., i është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 vitesh”, ka thënë Lekaj.
Ai më tej ka shtuar se pas shpalljes së Aktgjykimit, Gjyqtarja ka marrë Aktvendim, dhe ndaj të akuzuarit E.H., është vazhduar masa e paraburgimit, deri në plotfuqishmërinë e Aktgjykimit (i njëjti gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 18.08.2023).
“Trupi gjykues duke pasur parasysh dënimin e shqiptuar ndaj të akuzuarit të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ngase po të lihet në liri i akuzuari për shkak të dënimit që i është shqiptuar në lartësi prej 8 viteve, i njëjti për t’iu shmangur përgjegjësisë penale mund të arratiset, andaj duke u nisur nga kjo bazë ligjore vazhdimi i masës së paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit është i arsyeshme dhe i domosdoshme për sigurimin e pranisë së të akuzuarit dhe mbarëvajtjen e procedurës penale”, ka thënë Lekaj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co