
Kristjan Asllani ka marrë besimin e Inzaghi për herë të parë që pas transferimit te Interi. Shqiptari do të luajë si titullar në një ndeshje të rëndësishme të zikaltërve, në transfertë kundër Feynord. Ndeshja fillon në orën 18:45 dhe ky takim do të jetë shumë i rëndësishëm për gjithë sezonin e Interit.
Duke parë rëndësinë e kësaj përballje, pritej që Inzaghi të ulte sërish në stol Asllanin. Por këtë herë ka ndodhur ndryshe teksa shqiptari ka ulur në stol Calhanoglu dhe pranë tij do të luajë nga minuta e parë edhe Zielienski.
Këtë herë trajneri i Interit ka vendosur që Asllani dhe Zielienski të luajnë pranë njëri-tjetrit, ndërsa në stol gjenden Calhanoglu dhe Mkhitarian. Calhanoglu ka humbur dy seanca stërvitore me Interin para ndeshjes me Feynord dhe Inzaghi nuk ka dashur të rrezikojë, siç bëri te Milan-Interi ku rikthehu Calhanoglu të dëmtuar vetëm për të mos aktivizuar Asllanin. Tani është ora e shqiptarit dhe prova e së vërtetës…. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news