
Thiago Motta u paraqit përpara gazetarëve, në konferencën e parë zyrtare për shtyp, që kur mori drejtimin e Juventusit. Tema më e nxehtë ishte padyshim çështja “Chiesa”, me futbollistin e Juves që është jashtë planeve të teknikut italo-brazilian.
“Për Chiesën nuk ka ndryshuar asgjë. Kemi folur, sepse unë kam respekt për të gjithë lojtarët e mi. Dua të jem transparent dhe i sinqertë, por sa i takon Chiesës mund të them se nuk ka ndryshuar asgjë”, theksoi Motta.
Në fund ai foli edhe për sfidën e javës së parë ndaj Comos: Mezi po presim këtë sfidë. Jemi shumë entuziast, dëshirojmë të përmbushim objektivat tanë këtë sezon.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co