
Pep Guardiolës i rikthehet humori, Manchester City rikthehet te fitorja. Qytetarët ia dolën kundër Leicester në shifrat 0-2. Goli i parë u shënua nga Savinho në minutën e 20, ndërsa Haland në minutën e 74 vendosi fatin e takimit.
Kështu Manchester City lë mbrapa një ecuri shumë të keqe të rezultateve, megjithëse nuk sigurohet asgjë sa i përket kthimit të vërtetë, si dikur. Menjëherë pas ndeshjes, sikur asgjë të mos kishte ndodhur, Pep Guardiola është parë si në kohën e vjetër duke i dhënë këshilla lojtarëve kundërshtarë se ku gabuan dhe si duhej të vepronin, ndërkohë që është ekipi i tij ka nevojë për shumë këshilla këto kohë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news