“Penalltitë janë llotari, Atletikoja ta mbajë kokën lart”, Ançeloti: Pashë Endrikun në fytyrë dhe vendosa që penalltinë ta gjuante Rudigeri

penalltite jane llotari atletikoja ta mbaje koken lart anceloti pashe endrikun ne fytyre dhe vendosa qe penalltine ta gjuante rudigeri
penalltite jane llotari atletikoja ta mbaje koken lart anceloti pashe endrikun ne fytyre dhe vendosa qe penalltine ta gjuante rudigeri

Atletikos së Madridit nuk i mjaftoi fitorja 1-0 në “Vanda Metropolitano”. Skuadrat iu drejtuan gjuajtes së penalltive, ku fitimtar doli Reali i Madridit. Karlo Ançeloti ka deklaruar për mediat se Atletikoja duhet të largohet me kokën lart pasi ka treguar nivelin e saj më të lartë. Sipas trajnerit të Realit të Madridit, penalltitë në fund janë thjesht çështje fati.

“Kisha dyshime mes Endrikut dhe Rydigerit. Por pasi pashë fytyrën e Endrikut, thashë: ‘Jo, më mirë Rydigeri’. Atletikoja është një nga ekipet më të mira në botë në aspektin mbrojtës. Unë ende mendoj se gjuajtjet e penalltive janë një llotari. Është si të hedhësh një monedhë kokë apo pil dhe sot doli kokë. Atletikoja largohet nga gara me kokën lart, sepse luajtën në nivelin e tyre më të mirë”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →