“Pazaret janë bërë në Itali”- Diplomat 10 mijë euro në Wisdom, ish-Rektori: Mund të jenë shitur edhe në këto shifra! Prokuroria po heton prej muajsh

pazaret jane bere ne itali diplomat 10 mije euro ne wisdom ish rektori mund te jene shitur edhe ne keto shifra prokuroria po heton prej muajsh





































Ish-rektor i Kolegjit Wisdom, Lush Përpali, nuk ka pohuar nëse diplomat janë shitur 10 mijë euro apo jo në këtë universitet, por theksoi se ndoshta mund të ishin edhe këto shifra.

lush perpali

I ftuar në rubrikën Opinion, në News24, Lush Përpali tha se i takon Prokurorisë për të zbardhur këtë skandal, ndërsa shtoi se  ka bërë padi kundër të dy pronarëve.

“Kemi bërë padi në Prokurori lidhur me këta certifikatat false. Pas kësaj në 1 korrik, kam dhënë deponimin tim në Prokurori dhe më vonë kam bërë edhe një padi tjetër kundër të dy pronarëve”, tha Përpali.

Ai u shpreh se Prokuroria nuk është vënë në lëvizje nga ajo çfarë ka dalë në Itali. Referuar pazareve, ish-Rektori i Wisdom shprehet se ato nuk janë bërë në Shqipëri, por në Itali.

“Unë nuk e di çfarë pazaresh janë bërë, por ato nuk janë bërë në Shqipëri.  Në zyrat e Wisdom nuk kemi parë hyrje-dalje, ndoshta janë bërë në Itali. Kam besim se Prokuroria do të bëjë hetimet dhe do të zbardhë atë që ka ndodhur”, tha Përpali.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →