Prokuroria holandeze ka kërkuar dënim me nga 4.5 vite burg për shqiptarin Elton L. dhe shtetasin Singh K., të akuzuar për pastrim parash të ardhura nga droga.
Sipas prokurorisë holandeze ata kanë pastruar të paktën 1.1 milionë euro para droge në pesë muaj.
Ky është qëndrimi i prokurorit të Antwerpit, i cili kërkon dënime me 54 muaj burg për dy personat.
Singh K. drejtonte një dyqan telefonash në Dambruggestraat, ku kriminelët e drogës mund të shkonin gjithashtu për telefonat ‘e pathyeshëm’ që përdornin aplikacionin “Sky ECC”. Mesazhet e deshifruara në aplikacionin e tij Sky ECC tani po rezultojnë fatale për K. Detaje më të shumta lidhur me këtë dosje pritet të zbulohen në vijim.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co