Pas vizitës në Shqipëri, Erdogan mbërrin në Beograd, pritet nga Vuçiç

pas vizites ne shqiperi erdogan mberrin ne beograd pritet nga vucic
pas vizites ne shqiperi erdogan mberrin ne beograd pritet nga vucic

Pas kontakteve të tij zyrtare në Shqipëri, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbërritur në kryeqytetin serb Beograd, ku gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë takime zyrtare.

Në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit, presidentu Erdoğan u prit nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ambasadori turk në Beograd, Hami Aksoy dhe konsulli i përgjithshëm i Novi Pazarit, Osman Peşmen.

Presidenti Erdoğan, i cili shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, udhëheq delegacionin turk të përbërë nga ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Rinisë dhe Sportit, Osman Aşkın Bak, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, İbrahim Yumaklı, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloğlu, drejtori i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës, İbrahim Kalın, drejtori i Komunikimeve Presidenciale, Fahrettin Altun, shefi i Politikës së Jashtme dhe Këshilltari i Sigurisë i Presidentit, Akif Çağatay Kılıç dhe kreu i Industrisë së Mbrojtjes, Haluk Görgün.

Pas pritjes në aeroport, presidenti turk u drejtua në hotelin ku do të qëndrojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →