Pas largimit nga Shqipëria, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka postuar një foto nga takimi i zhvilluar me përfaqësuesit e drejtësisë, duke dhënë mesazhin se reforma në drejtësi është thelbësore për vendin tonë.
“Reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për integrim në BE. U takova me drejtuesit e reformës në drejtësi në Tiranë për të përgëzuar progresin e tyre në avancimin e shtetit të së drejtës dhe luftimin e korrupsionit”, shkroi sekretari Blinken në X.
Këto foto i postoi edhe ambasada amerikane në Tiranë që theksoi se Sekretari i Shtetit Antony Blinken përsëriti angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë takimit me krerët e drejtësisë. “Megjithëse reforma nuk është e shpejtë, e përsosur, apo e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbetemi të palëkundura në mbështetjen tone”, thuhet në postimin e ambasadës.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co