
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në orën 13:00 do të takohet në Megaros Maximos me Fredi Belerin, i cili pritet të betohet ditën e nesërme si eurodeputet.
Fredi Beleri është liruar mëngjesin e sotëm nga burgu i Fierit, me një leje pesëditore, për të bërë betimin si nesër në Strasburg.
Jashtë burgut Belerin e prisnin gruaja dhe të afërmit e tij, ndërsa më pas u nis direkt drejt aeroportit të Tiranës. Pas takimit me kryeministrin, Beleri do të niset për në Strasburg.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co