Franca ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit, duke thënë se zgjidhja e kësaj çështje duhet të gjendet në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, thuhet se Parisi zyrtar është i shqetësuar për hyrjen e djeshme në fuqi të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila miraton vetëm euron për përdorim.
Në deklaratën e saj Franca shprehet se ky vendim i marrë me ngut dhe në mënyrë të pakoordinuar do të ketë pasoja në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë, i cili në masë të madhe është i varur nga pagesat në dinarë serbë.
“Në mungesë të zgjidhjeve alternative deri më sot, Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të kësaj mase për të siguruar një periudhë të mjaftueshme tranzicioni. U bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të gjejnë një zgjidhje përmes negociatave në kuadër të dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian”, thuhet në deklaratë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co