Derbi i kryeqytetit si gjithmonë mbetet ndeshja e cila tërheq numrin më të madh të shikuesve në stadium. Dhe sfida mes Partizanit dhe Tiranës që luhet sot në “Air Albania” ka një numër të konsiderueshëm ndjekësish.
Sipas asaj që raporton RTSH, për duelin e parë derbi mes këtyre dy skuadrave, janë rreth 12 mijë bileta të shitura, që do garantojë një prani të ndjeshme të tifozerisë së të dy ekipeve në tribuna për duelin në fjalë.
Megjithatë, dallohet se ka një rënie të interesit për një sfidë të tillë në krahasim me duelet e viteve të kaluara, kur kishte zakonisht mbi 15 mijë tifozë të pranishëm për një derbi. Një rënie që është ndikuar ndoshta edhe nga skema, e cila ka zbehur disi rivalitetin mes dy skuadrave pasi tifozët nuk i shohin këto sfida si vendimtare në luftën për titullin.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co