Partizani, Shehi: Jemi të mërzitur, ndeshje me dy tablo

partizani shehi jemi te merzitur ndeshje me dy tablo
partizani shehi jemi te merzitur ndeshje me dy tablo

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi analizoi humbjen 1-0 ndaj Skënderbeut.

“Ishte ndeshje me dy tablo. Në pjesën e parë kishim pak vështirësi. E dinim që ekipi kundërshtar e bazon lojën te shpejtësia e suklmuesve. Në pjesën e dytë futëm një lojtar që e mban topin. Humbëm ndeshjen nga një episod, një penallti, por nuk e dinim që kundërshtarët do të ishin aq të egër në aspektin sportiv.

Unë mendoj se Cara na kryqëzon shumë, sidomos për mënyrën se si luan. Dje mora përgjigjen negative nga Maget, prandaj thash që në pjesën e dytë futëm Taipin. Edhe Mensah na doli shumë shpejt, Bintsuka nuk është në gjendjen e tij optimale. Edhe ata kanë peshën e vetë, sidomos Cara është i rëndësishëm.

Mërzitja është prezente, sidomos kur humb ndeshjen. Na vjen keq që luajmë me dy tablo, sidomos kur episodet vendosin. Kur hynë në pjesën e dytë në stres, drita pastaj venitet.

Kishim vështirësi në nxjerrjen e topit, duke ditur që Rrapaj kishte markim një kundër një në të gjitha zonat e fushës. Dua që të kishim konfigurim më të mirë. Edhe në pjesën e dytë i tentuam të gjitha. Ishim prezent te zona e kundërshtarit”, – tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →