
Partizani ndërhyn në merkato. Klubi kryeqytetas ka siguruar firmën e mesfushorit Joseph Ndongo Mintongo, i cili vjen nga nga ekipi kamerunas i AS Fortuna De Mfou, në formën e huazimit.
“Partizani njofton arritjen e marrëveshjes për afrimin e futbollistit Joseph Ndongo Mintongo. Mesfushori 19 vjeçar huazohet nga klubi kamerunas AS Fortuna De Mfou me të drejtën e blerjes nga Partizani. Mintongo njëkohësisht është edhe kontigjent i ekipit përfaqësues U-21 të Kamerunit” – shkruan klubi.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co