
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në një intervistë për gazetarin Osman Stafa në News 24 ka komentuar partitë e reja, që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 2025.
Bardhi tha se Arlind Qori e Adriatik Lapaj nuk kanë dalë tani në skenë. Sipas tij, zgjidhja më e mirë është që forcat opozitare të bashkohen në një front, kundër asaj që quajti keqqeverisje të Edi Ramës.
Gazment Bardhi: Arlind Qori dhe Adriatik Llapaj nuk është se dolën tani në skenë. Zgjidhja më e mirë është bashkimi i të gjithëve në një front. Fragmentarizimi i opozitës nuk është në interes të aksionit të përbashkët për largimin e Edi Ramës.
[embedded content]
Kushdo që dëshiron të largojë Ramën, duhet të ndërtojë front të përbashkët, për të arritur objektivin, rrëzimin e Ramës nga pushteti.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co